Moti sot në Maqedoni

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me rritje të vranësirave dhe erë mesatare veriore në orët e pasdites.

Në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje lokale të bubullimave, të ndjekura me reshje të mëdha të shiut. Indeksi UV do të ketë vlerën 8.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 29 deri 36 gradë Celsius.

Në Shkup paradite moti do të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites vranësira do të rritet dhe do të ketë kushte për paraqitjen e shiut afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Temperatura do të arrijë deri 33 gradë Celsius.

Vijon periudhë e motit kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë. Temperatura e ditës deri te shtunën do të jetë në rritje graduale, por do të ndalet në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit. Më ngrohtë do të jetë të shtunën me temperaturë maksimale deri 38 gradë në juglindje të vendit. Nesër dhe të enjten në orët e pasdites do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për paraqitje të reshjeve afatshkurta dhe bubullima të rralla, kryesisht nga veriu. Reshje të shiut me zvogëlim të temperaturave priten në fund të fundjavës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button