Përfundon gjyqi, Swift dëmshpërblehet me 1 dollar simbolik!

Këngëtarja amerikane Taylor Swift u përfshi në një betëjë të dyfishtë ligjore kundër një D.J radioje në Kolorado. Swift pretendon se në vitin 2013-të D.J David Mueller e ka ngacmuar seksualisht, ai i ka ngritur fundin dhe i ka prekur të ndënjurat.

Në vitin 2015-të, Mueller i hodhi poshtë akuzat e këngëtares duke e paditur atë për shpifje dhe 3 milionë dollarë dëmshpërblim, si pasojë e humbjes së vendit të tij të punës dhe shkatërrimit të karrierës.

Gjatë kësaj jave, të dyja palët u përballën në gjykatë dhe Swift, edhe pse hera-herës shpërtheu në lotë e mbrojti veten denjësisht. Gjykata e hodhi posht padinë e Mueller se Swift kishte shpifur ndaj tij. E dini se çfarë kërkoi bukuroshja e muzikës country nga ky gjyq? 1 dollar! Po, e gjithë kjo ngjarje nuk kishte kurrsesi të bënte me paratë, por me parimin! Taylor dëshiron që të jetë një shembull për të gjitha gratë, t’u tregojë se ato mund të rezistojnë dhe të rrëfejnë publikisht aktet e ngjashme dhe të egra që mund t’u ndodhin.

Avokati i Swift është shprehur pas seancës se këngëtarja po kërkon vetëm që t’u tregojë njerëzve se mund të thonë “Jo” kur dikush vendos dorë mbi ta. Të kapësh të pasmet e pasmet e një femre është sulm dhe gjithmonë gabim. Çdo grua, e pasur, e varfër, e famshme ose jo ka të drejtën që kjo të mos ndodhë.

Vetë Taylor pohoi se do të dhurojë çdo shpërblim për bamirësi ndaj mbrojtjes së grave nga akte të ngjashme të sulmeve seksuale si  dhe ndaj shpërfilljes personale.

Gjatë deklaratave përmbyllëse, avokati i Taylor përsëriti kuptimin e shumës prej 1 dollar, duke thënë se këngëtarja po kërkon thjesht  “një dollar të vetëm simbolik” dhe se ajo nuk ka “dëshirë për të falimentuar” zotin Mueller.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button