Britania e Madhe propozon plan të ri për “tregti pa frikë” pas Brexit-it

 Qeveria britanike publikoi propozimet për një plan të ri doganor përmes të cilit synon që tregtia e saj e ardhshme me Bashkimin Evropian (BE) pas Brexit-it të funksionojë. Plani i ri shtron propozime për të rivendosur anëtarësimin në bllokun doganor të BE-së me mekanizma të reja për të lejuar vazhdimin e tregtisë “pa frikë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Dokumenti i publikuar, pjesë e një serie dokumentesh që do të publikohen përpara negociatave rreth Brexit, pretendon se “ka dy qasje të gjera që Mbretëria e Bashkuar mund t’i adoptojë”, edhe atë ristrukturimin e aranzhimeve aktuale ose krijimin e një partneriteti të ri doganor.

“Një marrëveshje shumë e efektshme doganore” është opsioni që qeveria britanike shpreh gatishmërinë t’i propozojë negociatorëve të BE-së. Në këtë çështje, Londra synon të vazhdojë disa nga marrëveshjet ekzistuese mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së”, thuhet në dokument.

Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga BE-ja në vitin 2019 si rezultat i një referendumi të vitit 2016, i cili filloi procesin e përfundimit të anëtarësimit 44-vjeçar të vendit në BE. Megjithatë, sipas propozimit të Britanisë së Madhe, një marrëveshje e re do të ishte “e pashembullt si një qasje dhe mund të ishte sfiduese për t’u zbatuar”.

“Një partneritet i ri doganor me BE-në” krijon opsionin e dytë, i cili do të “përfshinte Mbretërinë e Bashkuar në pasqyrimin e kërkesave të BE-së për importet nga pjesa tjetër e botës, ku destinacioni i tyre përfundimtar është BE-ja”.

Mbretëria e Bashkuar shprehu bindje se secila prej këtyre opsioneve do të varet nga negociatat me BE-në, pasi që dy modelet ofruan qasje të ndryshme.

Sekretari i shteti për daljen nga BE, David Davis, tha se “nga qasjet do të përfitojnë bashkërisht BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar dhe do të shmangin avantazhet për bizneset dhe individët nga të dy anët.”

Megjithatë, “homologu” i Davis-it nga Partia Opozitare Laburiste, Keir Starmer, tha se qeveria e Britanisë mbetet e ndarë brenda Brexit-it. Ai tha se propozimi i parë “një kufi i ri doganor me BE-në” mund të futet pa prishur tregtinë, ndërsa propozimi i dytë “një partneritet i ri doganor pa kufij” mund të miratohet disi nëse Britania gjithashtu nënshkruan marrëveshje të tregtisë së jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button