Zëvendëskryeministri Osmani për vizitë në Gjermani

 Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot do të udhëtojë për vizitë pune në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, ku në takime me përfaqësues të lartë gjermanë do t’i prezantojë reformat në pjesën e eurointegrimeve, dinamikën e zbatimit të masave nga Plani 3-6-9 dhe mundësinë për mbështetjen gjermane për implementimin e tyre.

Siç kumtoi SÇE, zëvendëskryeministri Osmani nesër do të realizojë takime me Mihail Rot, ministër shtetëror për Evropën në Ministrinë federale të Punëve të Jashtme dhe me Andreas Gis, drejtor për bashkëpunim zhvillimor në Ministrinë e Bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimor të Gjermanisë.

“Reformat lidhur me procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, veçanërisht dinamika e realizimit të masave nga Plani 3-6-9, si dhe mundësitë për mbështetjen gjermane për implementimin e tyre do të jenë në fokusin e bisedimeve. Në takimet do të bisedohet edhe për Procesin e Berlinit si dhe implementimin e masave nga Agjenda për lidhje të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për përparimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal, si segment i rëndësishëm për procesin e inkuadrimit në BE, theksojnë nga SÇE-ja.

Në mënyrë shtesë, në kuadër të vizitës në Berlin, Osmani do të takohet edhe me dr.Kristof Bejer, nënkryetar i Bordit drejtues të GIZ, si dhe me përfaqësuesit e fondacioneve “Konrad Adenauer” dhe “Fridrih Ebert”, qëndron në kumtesën e SÇE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button