Pijet e verës: cilat sjellin energji dhe cilat duhen shmangur!

Pirja e sa më shumë lëngjeve është thelbësore për të mbajtur trupin të hidratuar, sidomos tani në stinën e verës. Gjatë këtyre muajve të nxehtë trupi liron shumë minerale dhe lëngje të nevojshme përmes procesit të djersiturit, shkruan Bordo.al.  Prandaj, të konsumoni një pije të ftohtë në të nxehtin e gushtit është një zgjedhje e shkëlqyer. Kujdes nga pijet që zgjidhni! Jo të gjitha janë të përshtatshme për shëndetin tuaj! Le të zbulojmë se cilat ju bëjnë mirë e cilat duhet të shmangni.

Uji i kokosit

Uji mbetet burimi kryesor për të hidratuar organizmin tonë. Megjithatë, vetëm uji nuk mjafton për të na furnizuar me kripërat minerale për të cilat kemi nevojë. Një pije që na mban aktiv organizmin është edhe uji i kokosit. Është i pasur me energji, mund të konsumohet vetëm ose edhe si bazë për një pije tjetër. Përzierja e ujit të kokosit me limon, lime(limon jeshil) dhe kripë është fantastik dhe na shton gjallërinë. Në vend të ujit të kokosit mund të shtoni lëng shalqiri. Rezultati? Një pije e këndshme që do t’ju zhdukë lodhjen!

Frutat e kuqe të pyllit

Frutat e pyllit, të pasura me antioksidantë, janë një ilaç natyral kundër të nxehtit. Të grira në frulator dhe të shoqëruara me një fetë limon e dy kuba akulli do ju japin një pije të përsosur për të rifituar fuqitë pas një ditë të lodhshme. Ju shuajnë etjen dhe janë të pasura me vitamina. Mund të përdorni edhe çajrat me bustinë nëse keni, mjafton t’i zhysni në ujë të nxehtë sa të lëshojnë ngjyrën, e më pas t’i konsumoni kur të jenë ftohur!

Pijet që duhet të shmangni

Një nga arsyet pse vuan organizmi tani në verë, është dehidratimi dhe ndjesia e madhe e lodhjes. Ose sheqernat, do të bënit mirë që të shmangnit sa më shumë që të jetë e mundur pijet që përmbajnë sheqer. Edhe e tepruara me kafeinën ju dehidraton, pra me masë kafetë! Qëndrojini larg pijeve me gas si dhe atyre energjike! Kur temperaturat janë shumë të larta, konsumoni sa më pak birrë, verë dhe pije alkoolike, alkooli ka efekt të madh dehidratimi në organizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button