LSDM: Qeveria arriti të ulë borxhin publik për herë të parë pas vitit 2008

Qeveria e udhëhequr nga LSDM i ka racionalizuar shpenzimet dhe në mënyrë të përgjegjëshme dhe transparente menaxhon me paratë e qytetarëve. Përmes punës së përgjegjëshme të menaxhimit me borxhet, Qeveria arriti të ulë borxhin publik për herë të parë që nga viti 2008, kumtoi LSDM-ja, duke reaguar në konferencën për shtyp të Hristian Delev nga VMRO-DPMNE-ja.

“Paratë e qytetarëve tashmë nuk do të shpenzohen në mënyrë të fshehtë për palma, përmendore dhe rrota panoramike, por me transparencë dhe pastërti do të shfrytëzohen për pagë minimale më të lartë, zgjidhjen e problemit me të falimentuarit, për masa për punësim dhe ndihmë më të madhe për kompanitë vendore. Shpërndarja e gënjeshtrave dhe nxjerrja e shifrave nga funksionerët e partisë opozitare, nuk do të fsheh faktin që VMRO-DPMNE në kohën e qeverisjes së saj e ka dyfishuar borxhin publik nga 23 % BPB në vitin 2008, në 47 % nga BPB në vitin 2016”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia në pushtet potencon se VMRO-DPMNE la pas vetes borxh të madh, që është rezultat i punës korruptive, kriminale dhe shkatërruese të udhëheqësisë së partisë, e cila paratë e qytetarëve i ka haxhuar në tendera të fshehtë dhe kriminal, luks, barok të rrejshëm dhe përmendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button