Ndalesë e plotë për lëvizje në pyje vlen vetëm për Makedonski Brod dhe Çashka

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kumtoi se në kërkesë të NP “Pyjet e Maqedonisë” sot ka dhënë pajtim për tërheqjen e ndalesës së plotë dhe kthimin e ndalesës së pjesshme për lëvizje në pyje. Por në rajonet ku është shpallur gjendje krize, gjegjësisht për Makedonski Brod dhe Çashka, mbetet në fuqi tërë ndalesa për lëvizje në pyje, transmeton MIA.

Ndalesa e pjesshme do të zgjasë deri në vlerësimin se është zvogëluar rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore. Ndalesa e pjesshme për lëvizje në pyje nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilët menaxhojnë me rajonet e mbrojtura, për turne të organizuar të turistëve për shëtitje turistike.

MBPEU thekson se edhe krahas kthimit të ndalesës së pjesshme edhe në periudhën e ardhshme do të ketë kontrolle të përforcuara në terren nga ana e Policisë pyjore dhe Inspektoratit për pylltari dhe gjueti. Gjithashtu, kontrolle të përforcuara do të zbatohen që të pengohet që drunjtë e djegur të përfundojnë në qarkullim.

Ministri Lupço Nikollovski thekson se janë në komunikim të vazhdueshëm me NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe se nuk do të lejojnë që drunjtë e djegur të lihen në qarkullim.

Ministria me portofol thekson se në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete për rritjen e fondit pyjor dhe për këtë qëllim nga viti i ardhshëm do të jetë për shtatë herë më i madh buxheti për Programin për riprodhimin e zgjeruar pyjor.

Sipas të dhënave të para nga NP “Pyjet e Maqedonisë”, këtë muaj janë regjistruar 56 zjarre, ndërsa janë djegur 4.000 hektarë. Deri më tani ka përfunduar procedura për 22 zjarre, nga të cilat dëmi është rreth 1 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button