Unazat më të bukura të fejesës të të famshmëve (FOTO)

Unaza e fejesës është simbol i dashurisë dhe i premtimit që gjithmonë do të jemi pranë partnerit tonë. Të famshmit duket se nuk kursejnë asnjë dollarë kur vjen puna për t’u propozuar martesë të dashurave të tyre.

Ne ju sjellim unazat më të bukura të yjeve të famshëm të cilët mahnitën botën me unazat e tyre të bukura dhe shumë të shtrenjta.

Victoria Beckham – Meqenëse është gruaja e një prej sportistëve më të paguar në botë, David Beckham, nuk është çudi që unaza e saj e fejesës është shumë e bukur dhe mjaft e shtrenjtë. Ka pasur fjalë se ajo ka rreth 15 unaza të cilat David ia ka dhuruar gjatë martesës së tyre 15 vjeçare, por ajo që Victoria e dashuron më shumë është ajo e para që ia ka dhuruar për martesë, e cila thuhet se ka vlerën e 65 mijë dollarëve. Një tjetër me të cilën ish këngëtarja e bendit Spice Grils, është parë, është nja unazë me diamant të verdhë, e cila thuhet se kushton 10 mijë dollarë.

Image

Olivia Palermo është VIP i radhës unaza e së cilës bie në sy sa herë që fotografohet nga paparacit, transmeton tch. Unaza e saj me diamant 3 karatësh, në qendër ka diamant të verdhë dhe është e rrethuar nga dy diamantë më të vegjël të bardhë.

Image

Në këtë listë nuk ka se si të mos bëj pjesë edhe dukesha e Kambrigjit Kate Middleton. Ajo me krenari mban unazën e vjehrrës së saj të ndjerë, Princesha Diana, dhe kjo unazë është nga safiri blu dhe thuhet se ka një vlerë prej 23 mijë deri në 300 mijë funte.

Image

Kur Brad Pitt i propozoi për martesë partneres së tij, Angelina Joliet, ai u sigurua që gruaja e tij e ardhshme të kishte një unazë që do të ishte e veçante. Unaza me të cilën ai i propozoi është me një diamant prej 16 karatësh, me vlerë 200 mijë dollarë dhe thuhet se Brad kishte kaluar 1 vjet duke e dizajnuar atë unazë.

Image

Blake Lively morri nga tashmë burri i saj Ryan Reynolds, një unazë ngjyrë rozë në formë ovale, e cila thuhet se kushton rreth 1.9 milionë dollarë.

Image

Aktorja legjendare e Hollywood, Jenifer Anniston, morri nga i dashuri i saj Justin Theroux, një unazë 10 karatëshe, e cila kap vlerën e 800 mijë dollarëve.

Image

Kur Jay Z i propozoi tashmë gruas së tij, Beyonces, ai i propozoi me një unazë nga Lorraine Schwartz e cila kap vlerën e 4 milionë dollarëve.

Image

Kim Kardashian – Kur Kanye West i bëri asaj propozimin sekret për martesë, pavarësisht nga propozimi për martesë i cili ka qenë glamuroz, ai gjithashtu i dhuroi asaj një unaze më një diamant prej 14 karatësh i cili ka vlerën e 1.1 milionë dollarëve.

Image

Katie Holmes morri nga tashmë ish burri i saj Tom Cruise një unazë me diamant 5 karatësh, në vlerë prej 1.1 milionë dollarëve.

Image

Kur Michael Douglas i propozoi martesë në vitin 1999, Catherine Zeta Jones morri për fejesë një unazë antike të viteve 1920, e cila kap vlerën e 800 mijë dollarëve.

Image

Nick Cannon i dha të dashurës së tij Mariah Carey unazë me vlerë 2 milionë dollarësh me diamant.

Image

Jennifer Lopez – Kur ajo u fejua me ish burrin e saj Marc Anthony, ai i dhuroi asaj një unazë me diamant 8 karatësh i cili kapte vlerën e 3.2 milionë dollarëve.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button