Ukraina mohon pretendimet e Rusisë për arrestimin e agjentit të inteligjencës

“Njoftimi i FSB-së në lidhje se është kapur një agjent i supozuar i SBU-së në Krimenë e okupuar përkohësisht është provokim. Këto lajme të rreme i duhen inteligjencës ruse për të frikësuar popullatën”
Shërbimi Federal i Inteligjencës së Rusisë (FSB), pretendoi se ka arrestuar një agjent të inteligjencës ukrainase i cili kishte planifikuar sabotim në Krime, ndërsa Agjencia Ukrainase e Inteligjencës (SBU), ka mohuar pretendimet e Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga FSB, u pohua se është parandaluar një sabotim ndaj sistemeve infrastrukturore që sigurojnë energji elektrike në vendbanimet në Krime.

“FSB gjatë operacioneve të bëra në Krime dhe Sivastopol, e ka kapur agjentin e Agjencisë Ukrainase të Inteligjencës i cili ishte drejtuar në Krime për sabotim”, thuhet në deklaratën, ku gjithashtu është pohuar se ky person ka pranuar se në disa rajone të Krimesë do të shkatërronte larpërçuesit dhe sistemet infrastrukturore.

Ndërkohë mediat ruse publikuan pamjet nga operacioni i bërë ndaj të pandehurit për të cilin pretendohet se është ukrainas.

Mohim nga Ukraina

Nga ana tjetër Agjencia Ukrainase e Inteligjencës (SBU), në një njoftim ka mohuar pretendimet e Rusisë.

“Njoftimi i FSB-së në lidhje me atë se është kapur një agjent i supozuar i SBU-së në Krimenë e okupuar përkohësisht është provokim. Këto lajme të rreme i duhen inteligjencës ruse për të frikësuar popullatën në gadishullin të cilët janë të pakënaqur nga qeveria okupuese”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button