“Beyond the Wall” sjell rrëfime nga dy anët e Murit të Berlinit

Në gjatësi prej 229 metrash bashkë me mbetjet më të gjata që kanë ngelur nga Muri i Berlinit, video-artisti dhe filmbërësi gjermano-amerikan, Stefan Roloff ka vendosur imazhe gjigante, të cilat prezantojnë se si ishte të shohësh përtej Murit të Berlinit në vitet ’80, në pjesën e ashtuquajtur toka e askujt në Gjermaninë Lindore komuniste.

Roloff ka thënë se ekspozita, të cilën e ka titulluar “Beyond the Wall” (Përtej murit) është veçanërisht relevante tani pasi që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dëshiron të ndërtojë mur në kufirin me Meksikën, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.

“Për mua nuk është domosdo një projekt historik megjithëse shfaq gjëra prej një kohe të kaluar. Është më shumë fenomen që po vazhdon. Mure ka pasur qysh prej kohës që kanë ekzistuar njerëzit dhe fatkeqësisht ato vazhdojnë të ekzistojnë”, ka thënë Roloff.

Përveç forcave të Gjermanisë Perëndimore, instalacioni po ashtu sjellë histori dhe silueta të njerëzve, jetët e të cilëve kanë qenë të prekura nga barrierat, që më pas u larguan në nëntorin e vitit 1989 për shkak të presionit dhe rënies së Unionit Sovjetik. Imazhet që po ashtu përfshijnë silueta të gjermanëve lindorë, të cilët ishin dëshmitarë të asaj kohe, ishin riprodhuar prej videove që Roloff i kishte realizuar në atë pjesë në vitet ’80.

Ekspozita tashmë mund të shihet nga kalimtarët. Zyrtarisht u hap me datën 13 të muajit gusht dhe do të jetë aty deri më 9 nëntor. Këto data nuk janë të rastësishme, pasi që shënojnë fillimin e ndërtimit të Murit prej datës 13 gusht të vitit 1961 dhe rënies së tij historike më 9 nëntor të vitit 1989.

“Gjithmonë më kujtohen ato video”, ka thënë Stefan Roloff (64) për “DW”. Në vitin 1984, ai xhiroi gjermanët lindorë në kufi derisa qëndronin në Berlinin Perëndimor. Pas rënies së Murit të Berlinit, ai më pas kishte biseduar me 70 dëshmitarë të kohës duke mëtuar që të nxjerrë një pamje më të thellë të jetës prapa “Iron Curtain”.

Kjo duke përfshirë edhe rrëfimin e një njeriu, që u akuzua se kishte një fetish, të një gruaje që ishte arrestuar pasi kishte pranuar një letër nga një mik prej anës së Berlinit Perëndimor dhe një tjetër grua apartamenti i së cilës u bastis nga policia sekrete e Gjermanisë Lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button