Zjarret në Maqedoni, MPB ngrit padi penale kundër 5 personave

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka ngritur padi penale për personat të cilët dyshohet se i kanë shkaktuar disa zjarre në disa pjesë të pyjeve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Dy persona janë nga “Makedonski Brod”, që sipas raportit të policisë më 12 gusht në fshatin Moglicë në oborrin e njërit nga dy të dyshuarit është ndezur zjarri. Më vonë, sipas informatave të MPB-së, zjarri është përhapur në dy shtëpi të pabanuara, koshere të bletëve dhe në një pjesë të madhe të malit.

Policia dyshon se zjarri është shkaktuar nga gjuajtja e shpuzës së cigares në kashtë, e cila është gjendur në oborr dhe së shpejti është zgjeruar.

Është dorëzuar edhe padi penale kundër një 36 vjeçarit nga fshati Kosovë të Makedonski Brodit, i cili gjithashtu dyshohet se ka shkaktuar zjarr. Ai sipas informatave të MPB-së, dyshohet për shkaktim të zjarrit më 27 qershor, i cili ka filluar nga një objekt i gjuetisë, ndërkaq është përhapur në vendet “Bigor” dhe “Krusha”.

Kallëzime penale janë dorëzuar edhe kundër dy shkupjanëve, të cilët dyshohen se i kanë shkaktuar zjarret në fshatrat “Zagrad” dhe “Zrkle”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button