Kallëzim penal për drejtorin e një shkolle fillore në Makedonski Brod për transportim të paligjshëm të nxënësve

Drejtori i shkollës fillore “Sveti Kliment Ohridsi” në Makedonski Brod është i dyshuar për keqpërdorimin të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe se në periudhën prej vitit 2011 deri 2016-të ka organizuar udhëtim të paligjshëm të nxënësve, njofton Portalb.mk.

Kundër 54-tër vjeçarit T.S është ngritur kallëzim penal dhe akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shkollës për pothuajse 40.000 euro.

Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme raportet financiare të shkollës tregojnë se fondet e udhëtimit të nxënësve janë rritur në mënyrë drastike nga e nevojshmja.

“Në financimet vjetore planet e shpenzimeve për shërbimet e udhëtimeve në arsimim, drejtori ka parashikuar shuma më të mëdha të mjeteve me para me të cilat i ka mbuluar harxhimet për udhëtimin e organizuar në mënyrë joligjore”, thonë nga MPB-ja.

Sipas MPB-së gjatë organizimit të udhëtimit drejtori si person i autorizuar e ka shkelur ligjin për furnizime publike dhe ligjin për transportin rrugor. Një pjesë e nxënësve kanë udhëtuar me kombi që janë në pronësi të shkollës dhe një pjesë tjetër me kombit e shkollës së mesme “Sveti Naum Ohridski” nga Makedonski Brod, por të dy shkollat nuk kanë pasur leje përkatëse për udhëtim të linjës së caktuar dhe për udhëtim të nxënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button