Skena të rrezikshme në film, lëndohet Tom Cruise (Video)

Me evoluimin e teknologjisë, sot e kemi më të vështirë të mendojmë se skenat në filma janë reale.

Shpesh i mendojmë si të bëra në një studio e gjithçka është në dorën e kompjuterit, por ja që nuk ndodh gjithnjë kështu, të paktën me aktorin Tom Cruiz, transmeton Revista Class.

55-vjeçari i bën vetë të gjitha skenat e rrezikshme në filma, por ka dhe raste të tilla si ky i fundit ku dhe ka dështuar.

Gjatë xhirimeve të një skene të “ Mission Impossible 6” diçka shkoi keq për të. Cruise duhej të kapërcente nga një ndërtesë në tjetrën, por bëri një hap të gabuar.

Në momentin kur ka dashur të kërcejë në ndërtesën tjetër, ai është përplasur me murin e ndërtesës duke marrë lëndime në këmbë.

Siç mund ta shikoni dhe në video, aktori 55- vjeçar është ngjitur, me vështirësi duke çaluar me njërën këmbë.

Tom Cruise luan rolin e Ethan Hunt, ashtu si kurse dhe në filmat paraardhës, ndërsa krahas tij në këtë film luajnë edhe Henry Cavill, Simon Pegg, Jeremy Renner e Vanessa Kirby.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button