Antikorrupsionerët u kthyen nga pushimi, do ta shqyrtojnë kërkesën e VMRO-DPMNE-së

“Anëtarët e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dje u kthyen nga pushimin vjetor dhe filluan me punë”, deklaruan për Agjencinë e lajmeve “Meta” nga Antikorrupsioni, njofton Portalb.mk.

Në rendin e ditës së tyre do të duhej të gjendet edhe kërkesa nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit të jep interpretim për aplikimin e nenit 8-të nga Kodi Zgjedhor, i cili në kohën e shpalljes së zgjedhjeve, në rast se zgjedhjet lokale ndalojnë procedura për punësimin e personave të rinj ose procedurat për përfundimin e punësimit në institucionet shtetërore dhe publike. VMRO-DPMNE kërkon të stopojë debati në Kuvend për shkarkimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevskit derisa Antikorrupsioni nuk deklarohet.

“Kur do të ketë informatë në lidhje me kërkesën, opinioni menjëherë do të njoftohet”, thonë nga Antikorrupsioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button