Maduro dha urdhër për manovra ushtarake në Venezuelë, më 26 dhe 27 gusht

Presidenti venezuelas Nikolas Maduro dha urdhër që më 26 dhe 27 gusht në gjithë vendin të organizohen manovra ushtarake, pasi presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua me intervenim ushtarak për zgjidhje të krizës në Venezuelë.

“Shtatmadhorisë së forcave të armatosura u dhashë urdhër që të përgatiten për manovra kombëtare, civile dhe ushtarake, për mbrojtje gjithëpërfshirëse dhe të armatosur të atdheut venezuelas”, njoftoi presidenti socialist para ithtarëve të tij, të cilët ishin mbledhur para pallatit presidencial “Miraflores” në Karakas, transmeton BTA.

Ai u bëri thirrje bashkëkombësve të tij që të përgatiten “ta mbrojnë paqen me tanke, aeroplanë dhe raketa”.

“Do ta fitojmë kërcënimin ushtarak të imperializmit amerikanoverior.  Askush nuk guxon ta frikësojë popullin venezuelas, i cili është i vendosur t’u përgjigjet racistëve nga SHBA-ja”, tha Maduro.

“Tramp – shko në shtëpi – kjo le të mbërrijë deri në Uashington”, vazhdoi ai.

Maduro në Kuvendin kushtetues kërkoi që ta ndjek opozitën, e cila, sipas tij, e ka mbështetur kërcënimin e Trampit me intervenim ushtarak, njoftuan mediat amerikane.

Zëdhënësi i Pentagonit, Robin Maning, deklaroi se Shtëpia e Bardhë nuk ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të përgatisë skenarë për intervenim ushtarak në Venezuelë, edhe krahas asaj që Donald Trampo javën e kaluar e përmendi këtë mundësi.

“Në qoftë se kërkojnë nga ne, ne mund të propozojmë variante ushtarake nën mbikëqyrje të presidentit. Por, unë nuk mund të japë propozime, sepse këtë nga ne nuk e kanë kërkuar”, tha Maning.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button