Juventusi kërkon Matuidin e Wilsheren

Juventusi është duke insistuar për transferimin e mesfushorit francez të Paris Saint-Germainit, Blaise Matuidi, raporton “Gazzetta dello Sport” të hënën.

Skuadra torineze ishte pranë transferimit të Matuidit verën e kaluar, por në momentin e fundit dështoi marrëveshja.

Matuidi 30-vjeçar të dielën luajti vetëm tre minuta në fitoren 3:0 të Parisit ndaj Guingampit, dhe frustrimi i tij ishte evident, njofton koha.net.

Juventusi është përqendruar te reprezentuesi i Francës tash. Pritet që transferimi të kushtojë rreth 20 milionë euro.

Ndërkohë raportohet se Juventusi ka kthyer sytë edhe te mesfushori anglez i Arsenalit, Jack Wilshere. Wilshere së fundi ishte kërkuar nga Sampdoria. Ai ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, ndërsa karriera e anglezit është penguar nga lëndimet e shumta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button