BE: Të zvogëlohen tensionet në Gadishullin korean

Bashkimi Evropian apelon për zvogëlim të tensioneve në Gadishullin korean, duke shtuar se është i gatshëm të vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, deklaroi një diplomat anonim në Bruksel pas seancës së Komitetit të BE-së për politikë mbrojtëse.

“Përfaqësuesit e 28-të vendeve anëtare biseduan për situatën me Korenë e Veriut. Të gjitha vendet janë të shqetësuara për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake në rajon dhe apelojnë deri te Pheniani t’i ndërpres të gjitha aksionet provokuese, posaçërisht testimin e armës për shkatërrim në masë dhe të mjeteve për transportin e saj dhe tërësisht t’i plotësojë obligimet në pajtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, potencoi diplomati anonim.

Ai shtoi se BE-ja me kujdes e ndjek zhvillimin e situatës dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për gjetjen e zgjidhjes.

“Në rast të eskalimit të tensioneve, BE-ja është e gatshme të vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut”, tha diplomati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button