Maturë shtetërore në gusht do të japin 2.011 nxënës

Këtë vit shkollor për maturë shtetërore në afatin e gushtit janë paraqitur 2.011 nxënës. Sot e kanë dhënë provimin e lëndës të obligueshme, gjegjësisht gjuhë dhe letërsi shqipe, gjuhë dhe letërsi maqedonase dhe gjuhë dhe letërsi turke. Gjuhë dhe letërsi shqipe kanë dhënë 370 kandidatë, gjuhë dhe letërsi maqedonase 280, ndërsa 43 nxënës gjuhë dhe letërsi turke, transmeton MIA.

Siç informon Qendra shtetërore e provimit, në pajtueshmëri të Konceptit për maturë dhe për provim të kryer në arsimin e mesëm me kohëzgjatje katërvjeçare në Republikën e Maqedonisë nxënësit provim ekstern do të japin tre lëndë. I obligueshëm për të gjithë është gjuha amtare.

Nesër do të jepet provimi i gjuhës së huaj. Gjuhë angleze do të japin 1.466 kandidatë, ndërsa gjuhë franceze dhe gjermane nga shtatë kandidatë.

Më 16 gusht, 56 kandidatë do të japin provimin e lëndës së matematikës, ndërsa më 17 gusht do të jepet: fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi dhe estetikë. Për biznes janë paraqitur 219 kandidatë, histori 210, biologji 77, filozofi 164, kimi 5, fizikë dhe estetikë nga dy.

Provimet do të realizohen në 18 lokacione në Republikën e Maqedonisë dhe të gjithë fillojnë në orën 10. Materiali i provimeve, të njëjtën ditë kur realizohet provimi, dërgohet nëpër shkolla dhe kthehet në QSHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button