Gjermani, Merkel kryeson në sondazhe përballë Schulz

Jo shumë kohë më parë, ai shihej si një dritë shprese jo vetëm për partinë e tij, socialdemokratët gjermanë, por edhe për të tërë të majtën europiane që nuk po kalon ditë të mira, transmeton Top Channel. 

Ai madje u quajt “Shënjti Martin”, njeriu që kishte potencialin për të rrëzuar Angela Merkelin nga froni pas pothuajse 12 vitesh, e për të sjellë një valë idesh të reja që mund të ripërcaktonin një panoramë politike të shënjuar nga prania e gjatë e kancelares.

Martin Schulz, 61-vjeçar, u duk sikur hyri në skenën politike të Berlinit me potencë dhe frymëzoi një gjeneratë votuesish të rinj. Por tani, kur kanë mbetur edhe 6 javë nga zgjedhjet në Gjermani, Schulz e ndjek me dëshpërim Merkelin në sondazhe dhe duket se e ka të garantuar një vend në ndenjëset e opozitës në Bundestag.

Sondazhet tregojnë se socialdemokratët e Schulzit ndjekin kristiandemokratët e Merkelit në një distancë prej 14 përqindësh, ndërkohë që muaj më parë ishin shumë më afër.

Analistët nuk fajësojnë për këtë distancë fushatën e Schulzit, që ka kryer një tur energjik nëpër Gjermani, ndërkohë që Merkel ka pushuar e patrazuar në Tirolin Jugor, por forcën e emrit të kundërshtares, ndjenjën e besimit që ajo ngjall, si dhe vazhdimësinë që ajo do t’i ofrojë Gjermanisë, që aktualisht ndodhet në një bum ekonomik.

Popullariteti i Merkelit rezulton i jashtëzakonshëm, veçanërisht mes zgjedhësve të rinj e atyre që votojnë për të parën herë, asnjë prej të cilëve nuk mund të kujtojë një Gjermani pa Merkelin në timon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button