Pse ZARA quhet ZARA?!

Është një ndër dyqanet e veshjeve më të frekuentuara në botë, e kjo falë arritjes së gjetjes së një të mesmeje të artë. Nuk po flasim për cilësinë e klasit të parë, por nuk mund ta konsiderojmë as si ndër më të dobëtat në këtë drejtim. Çmimet e vendosura janë mesatarisht të lira, ndërsa modelet shpesh herë bëhen shumë tërheqëse në sytë e klientëve, shkruan Bordo.al.  Nga ana tjetër, ZARA tingëllon sa i zakonshëm, aq dhe tërheqës për veshin. Por, ç’do të thotë ky emërtim ekzaktësisht?

Amancio Ortega ishte themeluesi i firmës, i cili  hapi dyqanin e parë më 1975, në A Coruña Galicia të Spanjës. I apasionuar shumë pas filmit “Zorba”, Ortega vendosi ta quante kështu sipërmarrjen e tij. Gjithçka dukej në rregull, derisa Amancio zbuloi se pak metra më tutje, në të njejtën rrugë, ndodhej një lokal me të njejtin emër. Kështu, themeluesi i firmës thjesht vendosi të ruante disa nga shkronjat e emrit fillestar, e i rregulloi në tabelë në mënyrë të tillë, që fjala e formuar të lexonte ZARA. Me pak fjalë, nuk ka ndonjë kuptim të veçantë; është thjesht një aksident fatlum, që sot rezulton ndër kompanitë më fitimprurëse në botë. Fat, apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button