fbpx

Australi, kërkohet heqja e sekretit të rrëfimit për rastet e abuzimeve me fëmijët

Klerikët katolikë duhet të përballen me padi kriminale nëse nuk raportojnë abuzimet seksuale që i tregohen atyre gjatë rrëfimit.

Ky është rekomandimi i një paneli në Australi dhe përfshihet mes 85 propozimeve të reja pas një hetimi 4-vjeçar për abuzimin institucional në vend. Anëtarët e panelit thanë se gjatë punës së tyre dëgjuan histori të frikshme abuzimi që nuk iu raportuan kurrë autoriteteve përkatëse, transmeton Top Channel.

Komisioni Mbretëror për Reagimin Institucional ndaj Abuzimit Seksual të Fëmijëve e nisi punën e tij në vitin 2013 dhe dëgjoi dëshmitë e mijëra viktimave. Sipas komisionit, propozimet e tij do t’i kalojnë tashmë ligjvënësve. Anëtarët e komisionit thanë se në shumë raste, priftërinjtë pedofilë treguan gjatë rrëfimit se çfarë kishin bërë, duke e ditur se sekreti i tyre nuk do t’i shkonte policisë.

Gjatë hetimit, komisioni zbuloi se 7% e priftërinjve katolikë të Australisë abuzuan me mijëra fëmijë gjatë viteve 1950 deri në 2010. Propozime të tjera të komisionit përfshijnë ndryshimin e teknikave të policisë për marrjen në pyetje si dhe metoda për të pakësuar traumën e viktimave gjatë dhënies së dëshmive.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close