KB: Më shumë se 500 mijë fëmijë refugjatë nga Siria nuk vizitojnë shkolla

Më shumë se 500 mijë fëmijë sirianë refugjatë të moshës shkollore, respektivisht një e treta nga numri i përgjithshëm, nuk vizitojnë shkollë, as nuk marrin kurrfarë arsimi në Jordani, Liban, Turqi, Egjipt dhe Irak, shtete ku ata qëndrojnë.

Organizatat ndërkomblëtare kërkuan paraprakisht që fëmijët sirianë të regjistrohen në shkolla që të mos jetë kjo gjeneratë “e humbur”.

Donatorët sirianë premtuan qindra milionë dollarë për zbatimin e programit për edukimin e këtyre fëmijëve. Lufta civile në Siri filloi në vitin 2011.

Sipas të dhënave të KB-së, deri tani janë siguruar 25 për qind nga tetë miliardë dollarë të kërkuar për ndihmë të refugjatëve nga Siria për vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button