Gary Kasparov i rikthehet shahut

Legjenda e shahut botëror, Geri Kasparov do i rikthehet kësaj loje, 12 vjet pas tërheqjes së tij. Në fakt do jetë vetëm për një turne botëror, ku cmimi i parë është 150 mijë dollarë, të cilat ka deklaruar se do i dhurojë për promovimin e shahut në Afrikë.

Ka 12 vjet që është tërhequr e për pasojë është lajm i rëdësishëm vendimi I mjjeshtrit të madh të shahut Gari Kasparov për t’u rikthyer. Edhe pse këtë do ta bëjë vetëm për 5 ditë.

Legjenda ruse e shahut është njuë nga 4 të përzgjedhurit në turneun e Saint St Louis Rapid e Blitz, aty ku shahistët më të mirë të botës do ndeshen për të fituar cmimin prej 150 mijë dollarësh.

Kasparov ka dominuar shahun ndërkombëtar për të paktën 3 dekada. E ka nisur karrierën me fitoren e kampinonatit të të rinjve sovjetë në vitin 1976. 21 vite më vonë, ai u mund nga superkompjuteri i IMB-së Deep Blue, një arritje historike për inteligjencën artificial.

Që kur u tërhoq në vitin 2005, Kasparovi ka punuar për të promovuar demokracinë në Rusi dhe është një kritik i hapur i presidentit Vladimir Putin.

Kasparov ka deklaruar se ai do dhurojë cdo shumë që do fitojë gjatë kësaj gare për pasionin e tij, nxitjen e lojës së shahut në Afrikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button