fbpx

Ejup Alimi: Deputetët e VMRO-DPMNE-së dy javë e keqpërdorin foltoren e Kuvendit

Deputeti Ejup Alimi i BDI-së në seancën e sotme të Kuvendit i ftoi deputetët e opozitës të mos flasin për tema që janë jashtë pikës që është vendosur në rend të ditës- shkarkimit të prokurorit publik, Marko Zvërlevskit, njofton Portalb.mk.

Ai i ftoi kolegët e tij të mos debatojnë për persona dhe probleme që nuk janë lëndë e debatit të Kuvendit, siç është problemi me deponinë e Tetovës dhe kryetaren e Komunës Teuta Arifin.

“Më shumë se dy javë deputetët e VMRO-DPMNE-së e keqpërdorin foltoren e Kuvendit. Qytetarët janë të vetëdijshëm se kush shkakton bllokadë në Kuvend dhe vetë do vlerësojnë kush është në të drejtë”, tha Halimi duke theksuar se VMRO-ja ngre interpelancë për ministra që nuk kanë as 100 ditë që janë zgjedhur.

Për këtë ka replikuar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ku Xhaferi vërejti se Halimi për herë të parë pas katër muajve u paraqit për marrjen e fjalës.

“E mbroni Alimin si të ishte biri juaj ose nipi”, shtoi Dimovski dhe vërejti se në seancat e Kuvendit me këmbëngulje injorohen kërkesat e opozitës që të diskutohet për zjarret, deponitë në Strugë dhe Tetovë dhe për shumë çështje të rëndësishme.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close