Ushqimet më të mira për ata që kanë probleme më mëlçinë

Ushqimet e pasura me sulfur luajnë një rol kyç në trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë. Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të organizmit dhe kur e kemi të sëmurë, duhet të zgjedhim ushqime që nuk e lodhin, por e ndihmojnë veprimtarinë e saj.

Sigurisht që nëse jeni diagnostikuar me një sëmundje mëlçie, mjeku specialist ju ka dhënë ushqimet që duhet të shmangni dhe ato që duhen ngrënë, por nëse e keni lodhur mëlçinë këto kohë dhe ajo ka nisur t’ju japë shqetësime, shtojini regjimit tuaj këto tre ushqime, që, siç shkruan koncia.al, janë të pasura me sulfur dhe ndihmojnë mëlçinë.

Hudhra

Hudhra përmban një përbërës aktiv me bazë sulfurin, i quajtur allicin, që ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Ky përbërës ndihmon në eliminimin e mërkurit nga trupi.

Kërpudhat

Kërpudhat janë të pasura me një sërë lëndësh ushqyese që forcojnë sistemin imunitar. Ato përmbajnë një antioksidues të fuqishëm, të quajtur ‘L-ergothioneine’, që neutralizon radikalet e lira. Kërpudhat janë gjithashtu të pasura në vitaminë D.

Vezët

Vezët sigurojnë sasinë më të lartë të proteinave të cilësisë së lartë, si dhe përmbajnë 8 aminoacide esenciale dhe lëndën ushqyese ‘choline’. Këto aminoacide janë të nevojshme për procesin e detoksifikimit të mëlçisë. ‘Choline’, një enzimë e nevojshme për metabolizmin, gjendet tek e verdha e vezës dhe mbron mëlçinë nga një sërë substancash toksike, ndërkohë që detoksifikon metalet e rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button