Ish truproja e Nikolla Gruevskit është dënuar me dënim me kusht prej dy viteve

Dejan Mitrevski-Urko, ish truproja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski është dënuar me dënim me kusht prej dy viteve, për aksidentin që ndodhi verën e kaluar ku vdiq një djalosh 22 vjeçar, njofton Portalb.mk.

Nga Gjykata Penale informojnë se aktgjykimi është miratuar me 20 qershor 2017 nga gjykatësja Biljana Kocevska. Ajo që është karakteristike është se familja e djaloshit të mbytur nuk ka kërkuar që Urko të ndiqet penalisht as nuk kanë kërkuar kompensim.

“Është miratuar aktgjykimi në bazë të njohurive të fajit të të akuzuarit, ku ekspertiza ka konfirmuar se motoçiklisti është lëvizur me 94.6 km shpejtësi në orë, nuk ka pasur drita të përparshme, pala e dëmtuar para gjykatës janë deklaruar se nuk kërkojnë dënim dhe nuk përfshihen në ndjekjen penale, me të cilën i akuzuari për vepër penale Vepra të rënda kundër sigurisë së personit dhe të pronës nga neni 300 paragrafi 4  në lidhje me nenin 769 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal është shpallur si fajtor dhe Gjykata i ka caktuar dënim me kusht gjegjësisht dy vite dënim me burg, dënim i cili nuk do të realizohet nëse gjatë 5-së vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale”, informojnë për “Fokus” nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Ata shtojnë se kundër këtij aktgjykimi është e lejuar e drejta e ankesës dhe pas hyrjes në fuqi ajo do të jetë anonime dhe do të publikohet.

Ndryshe, aksidenti ndodhi me 27 korrik të vitit të kaluar, në ora 00:40 në Shkup, në bulevardin “Boris Trajkovski”, mes një automjeti “BMW” me targa të Shkupit – drejtuar na M.D. (43) nga Shkupi dhe një motoçiklete “Honda cbr” pa targa, drejtuar nga S.A. (22) nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button