Rritet blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore për 11.8%

Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit 2017 u rrit për 11,8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Gjatë kësaj, tek blera e prodhimeve bujqësore nga prodhues individualë është shënuar rritje për 8,4 për ind, ndërsa shitja e prodhimeve bujqësore për prodhime ekonomike ka rritje për 30,9 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, rritje të blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur tek drithërat, bimët mjekësore, bimët foragjere, frutat, pijet alkoolike, bagëtia, ferma e pulave dhe vezëve dhe peshku. Ulje të blerjes dhe shitjes ka tek bimët e kopshtit, qumështi dhe prodhimet e qumështit.

Distribuimi mujor  i vlerave të blerjes dhe shitjes të prodhimeve bujqësore  tregoi rritje në të tre muajt  nga tremujori i dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button