Darko Dimovski kryetar i LSM-së

Darko Dimevski sot zyrtarisht e ndërmerr funksionin kryetar i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë.

Dimovski në konferencë për shtyp publikoi se Regjistri Qendror e ka zbatuar vendimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, me të cilin ai është person i autorizuar për përfaqësimin e LSM-së.

“Prej soit fillon kapitull i ri i sindikalizmit në Maqedoni, me të cilin do të kthehet dinjiteti i punëtorëve dhe të gjithë punëtorët pa dallim nëse janë ose jo anëtarë të LSM-së, do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha Dimovski, duke potencuar se ka pritur dhjetë muaj që Regjistri qendror ta zbatojë vendimin e MPPS.

Pranimdorëzimi zyrtar me kryetarin e deritanishëm të LSM-së Zhivko Mitrevski, siç informoi Dimovski, është kontraktuar për ora 15 pasdite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button