fbpx

Rrëmbehet ish kryeministri i Libisë Ali Zeidan

Një person i armatosur ka rrëmbyer mbrëmë ish kryeministrin e Libisë, Ali Zeidan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportuan se rrëmbimi ka ndodhur mbrëmë vonë në kryeqytetin libian Tripoli dhe se Zeidan është dërguar në një destinacion të panjohur.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.

Për Zeidanin kjo nuk është hera e parë që rrëmbehet, pasi në cilësi të kryeministrit të Libisë ishte rrëmbyer në vitin 2013 nga pjesëtarë të Odës revolucionare të Libisë (ORL). Pas mbajtjes disa orëshe ai u lirua.

Libia mbetet në krizë të thellë politike dhe të sigurisë, pasi në shtet veprojnë grupe të shumta militante dhe tre qeveritë paralele, një në Tobruk, një në Tripoli dhe një tjetër. Qeveria e njohur ndërkombëtarisht është Qeveria e Unitetit Kombëtar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close