fbpx

Të paktën 94 persona e kanë humbur jetën në vërshimet në Nepal dhe në Indi

Të paktën 94 persona e kanë humbur jetën në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në mbarë Nepalin dhe në Indi, ndërsa përfaqësuesit zyrtarë të dy vendeve druajnë se ky numër mund të rritet në mënyrë drastike, sepse ekipet e shpëtimit gjurmojnë pas dhjetëra personave për të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar në fshatrat e goditura.

Në Nepal e kanë humbur jetën 49 persona, ndërsa mijëra janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Shefi i shërbimit kombëtar për situata të jashtëzakonshme deklaroi se 17 persona llogariten të zhdukur.

Kryqi i Kuq, megjithatë, nxjerr të dhëna se e kanë humbur jetën 53 persona dhe se dhjetëra janë lënduar ose zhdukur, si dhe se mijëra shtëpi janë shkatërruar, transmetuan mediat franceze.

Reshjet e dendura kanë goditur më shumë se dhjetëra distrikte në lindje të vendit, si dhe disa rajone në perëndim, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme e Nepalit.

Nga ana tjetër, në Indi, e kanë humbur jetën 45 persona kur, në pjesët veriore malore të vendit, rrëshqitjet e dheut kanë rënë mbi dy autobusë të udhëtarëve.

Aksidenti ka ndodhur pas mesnate në shtetin indian Himaçal Pradesh.

“Janë gjetur trupat e 45 personave”, deklaroi përfaqësuesi lokal Sandil Kadam, transmetuan mediat franceze.

Hetimi konfirmoi se në rrugë kanë rënë disa tonë baltë dhe gurë.

Ekipet e shpëtimit, të cilëve iu bashkua edhe ushtria edhe më tej e kontrollojnë vendin e ngjarjes, duke druajtur se nën rrëshqitjen e dheut ka ende persona të bllokuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close