Premtohet zgjidhje e problemit me mungesën e ujit për vizbegasit

Një pjesë e banorëve të lagjes Vizbeg të Shkupit që tashmë 10 vjet vuajnë mungesën e ujit përfundimisht po ndjejnë shushurimën e tij në çezmat e shtëpive. Banorët shpresojnë në realizimin e premtimeve të dhëna nga Qyteti i Shkupit dhe NP Ujësjellësi për ndërtimin e një rrjeti të ri të ujësjellësit, pas çka të gjithë vizbegasit do të kenë ujë të mjaftueshëm, transmeton Alsat M.

Nga Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarja publike e Ujsjellësit kanë paralajmëruar se për një periudhë të shkurtër do të zgjidhin problemin me mungesën e ujit për vizbegasit. Nga kjo e fundit madje kanë njoftuar se në disa pjesë kanë nisur edhe punimet ndërtimore për zgjërimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Kohë më parë, banorët e Vizbegut përmes protestave në rrugë kërkuan zgjidhjen këtij problemi të kamotshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button