Mançevski: Numri i të punësuarve në sektorin publik jo i saktë

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë nuk e ka numrin real të të punësuarve në sektorin publik, kjo për shkak se regjistri për të punësuarit në sektorin publik nuk funksionon siç duhet, deklaroi sod ministri i shoqërisë informatike dhe administrates Damjan Mançevski, transmeton TVM2.

“Në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, MSHIA përmes sistemit informativ për menaxhim me resusrset njerëzore krijon dhe udhëheq regjistër për të punësarit në sektorin publik. Por, ministria nuk ka regjistër, i cili i ka informatat për të gjithë të punësuarit në administratën publike. Edhe pse për regjistrin janë ndarë 2 miljon euro për periudhën 2014-2018, ai nuk reflekton situatën reale me numrin e të punësuarve” – tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Ai informoi se në Maqedoni ekzistojnë 1 302 institucione, ku për 197 institucione MSHIA nuk ka kurfarë informacionesh, pasi nuk kanë kërkuar pajtim për sistematizim nga mnistria, ndërsa 150 institucione tjera nuk e kanë aktivizuar sistematizimin, dhe nuk kanë dorëzuar të dhëna. Për këtë shkak MSHIA kryen kontrollë në mënyrë individuale.

“Kontrolli na tregoi se përballemi me problem më të madh se sa prisnim. Sisteme jo aktive, marrëveshje të paregjistruata të punësimit, mungesë të të dhënave për të punësuarit në administratën ppublike e kështu me rradhë. Për shkak të këtyre mungesave MSHIA deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje dorëzoi të dhëna për të punësuarit në sektorin public të cilët nuk janë regjistruar në Regjistrin në mënyrë siç është paraparë me ligj. Të dhënat janë marrë si rezultat i kryqëzimit të bazave të të dhënave nga më shumë institucione. Të dhënat e dorëzuara në KQZ janë për 157.729 të punësuar në sektorin public. Ky numër nuk është zyrtar dhe nuk e paraqet fotografinë reale të të punësuarve” – deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

Ministri Mançevski tha se ministria po punon për të zgjidhur problemin në mënyrë që të ketë së shpejti një regjistër funksional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button