Rishikimi i buxhetit, sot afati i fundit për Ivanovin

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov sot e ka afatin e fundit për të nënshkruar rishikimin e buxhetit. Presidenti e ka pranuar rishikimin në kabinetin e tij tashmë 6 ditë.

Arsyet pse nuk është nënshkruar deri më tani janë se Presidenti ka qenë në pushim vjetor. Por nga kabineti i presidentit thonë për mediat se sot ai kthehet nga pushimi, transmeton Shenja.

Madje në pyetjen e parashtruar nga TV SHENJA, nëse do ta nënshkruaj presidenti Rishikimin e Buxhetit, nga kabineti presidencial nuk saktësuan, duke thënë se “Presidenti Gjorgr Ivaniov çdo herë ka dhënë qëndrim në afatin e paraparë me ligj. Ashtu do të veprojë edhe tani”.

Nga Ministria e Financave thonë për mediat se presin që Ivanov ta nënshkruaj dokumentin e rishikimit të Buxhetit. Pasi të nënshkruhet atëherë rishikimi del në gazetën zyrtare dhe më pas hyn në fuqi. Nga ministria e Financave thonë se afati për nënshkrimin e rishikimit të buxhetit përfundon sot.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, thonë se në qoftë se presidenti Ivanov nuk e nënshkruan brenda afatit të caktuar, atëherë do të duhet që me shkrim ta njoftojë Kuvendin për arsyet pse nuk e ka vendosur nënshkrimin e tij në rishikimin e buxhetit.

Rishikimi i Buxhetit i propozuar nga Qeveria u miratua në Kuvend ditën e hënë. Ky rishikim përplasi ashpër deputetët e pushtetit dhe opozitës. Sipas partive në pushtet, ky rishikim i buxhetit bëhet me qëllim që të mundësohet realizimi i projekteve reformuese. Por sipas VMRO-DPMNE-së Qeveria me këtë ka për qëllim strehimin e kuadrove partiak nëpër institucione por edhe punësimin e aktivistëve të ‘Revolucionit Laraman’. Ndërsa, sipas Livëzjes BESA, Propozim-Rishikimi i buxhetit ka indikacione për blerje të votës në zgjedhjet lokale. Deputetët opozitar propozuan mbi 800 amendamente, por shumica parlamentare nuk pranoi asnjë prej tyre.

Vendosja e nënshkrimit të presidentit Gjorge Ivanov në rishikimin e Buxhetit të Qeverisë, i cili u miratua nga Kuvendi, duhet të ndodhë sonte deri para mesnate. Nëse nuk presidenti nuk e nënshkruan ligjin, atëherë rishikimi kthehet përsëri në Kuvend, ku do të votohet përsëri dhe të hyjë në fuqi. Në rast se ligji për rishikimin e buxhetit miratohet për herën e dytë në Kuvend, atëherë nuk do të nevojitet nënshkrimi i Ivanovit që ligji të hyjë në fuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button