Gjendja e jashtëzakonshme në Virxhinia pas protestave të dhunshme

Në Virxhinia po zhvillohen protesta dhunshme të supremacistëve të bardhë, të cilëtu u përleshën me kundërprotestues në rrugët përreth një parku, ku po mbahej një miting, njofton Zëri i Amerikës.

Presidenti Trump e dënoi dhunën në protesta me një koment në Twitter. “Nuk ka vend për këtë lloj dhune”, shkruante Presidenti.

Videot e marra gjatë incidenteve të ndryshme, paraqesin demonstrues me mburoja, duke u përleshur me protesuesit e palës kundështare, po ashtu të pajisur me mburoja, ndërsa marshonin në qytetin e Sharlotsvillit.

Guvernatori i Virxhinias Terry McAuliffe tha në Twitter se kishte deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme “për t’i ardhur në ndihmë shtetit, që t’i përgjigjet dhunës që ndodhi në një miting të ekstremit të djathtë në Sharlotsville”.

“Aktet e retorikës në Sharlotsville gjatë 24 orëve të fundit janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë” – shkruante guvernatori i Virxhinias.

Protestat filluan mbrëmë në Universitetin e Virxhinias. Ato u bënë të dhunshme dhe e detyruan guvernatoin e shtetit t’i paralajmëronte njerëzit të largohen nga kampusi i Universitetit. Protesuesit mbanin në duar pishtarë dhe thërrisnin “jeta e të bardhëve është e rëndësishme’, një shprehje që të kujton thirrjet në protestat kundër racizimit dhe diskriminimit të afrikano-amerikanëve.

Në protestat që po mbahen sot me temën “Bashkohuhi për të drejtat”, thuhet se po marrin pjesë 2 mijë deri në 6 mijë vetë.

Protestat po organizohen pas zemërimit që ngjalli një plan për heqjen e një statuje të gjeneralit të periudhës së Luftës Civile Amerikane, Robert E. Lee, i cili ishte komandant i ushtrisë së Konfederatës së Virginias Veriore në vitet 1862 deri në 1865.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button