fbpx

Kampioni gjunjëzohet në Tetovë (VIDEO)

Nënkampionët e Maqedonisë, skuadra e Shkëndijës i ka dhënë leksion futbolli kampionëve aktual Vardarit në ndeshjen e xhiros së parë të kampionatit të Ligës së Parë të Maqedonisë, duke e mundur me rezultat të pastërt 2:0.

Qatip Osmani u tregua se është strateg i vërtet dhe ai e kishte recetën për “kuqezinjtë” nga Shkupi, duke mos u dhënë mundësi të sulmojnë, ndërsa në shumë raste ekipi i tij, kishte raste të sigurta për të shënuar.

Rastet e njëpasnjëshme të Shkëndijës kishin filluar që në minutën e 4-të, kur Zhunior dërgoi një predhë drejt portës, por Gërnçarov e lexoi tentimin e tij, ndërsa në minutën e 8-të, Hasani ishte në rast ideal për të hapur rezultatin. Në minutën e 17-të, pason edhe rasti i tjetër për Shkëndijën, kur Radeski ishte i vetëm para portës, por përsëri Gërnçarov del fitimtar.

Rastin e parë dhe të vetëm për Vardarin në 90-të minuta lojë e kishte Bllazhevski në minutën e 23-të, por portieri Zahov ishte sy çel dhe nuk lejoi befasi. Pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, ndërsa edhe pjesa e dytë ishte e gjitha e dominuar nga Shkëndija, kur në minutën e 60-të, Armedn Alimi me një projektil të vërtet nuk i la hapësirë tani Gërnçarovit të kontaktojë me topin.

Vetëm pesë minuta më vonë, për herë të dytë Vardari detyrohet të fillojë nga mesi i fushës, kur Zhunior me një gol të mrekullueshëm shënoi për 2:0, duke gjunjëzuar Vardarin në Tetovë, që i solli tri pikët e para të këtij sezoni Shkëndijës dhe fillim i mbarë në luftën për titullin e kampionit.

Sot është luajtur edhe një duel i xhiros së parë,në Gjorçe Petrov janë takuar Rabotniçki dhe Renova, ndeshje kjo e cila ka përfunduar pa fitues.

Nesër luajnë edhe ekipet tjera ndeshjet e para të xhiros së parë. Shkupi në Çair pret ekipin e Akademija Pandev, Pobeda – Pelisteri dhe Sileksi – “Skopje”. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00. /Portalb.mk

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close