Iran, 12 të vdekur nga përmbytjet

Televizioni shtetëror iranian bëri të ditur se gjatë përmbytjeve, të cilat u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut, në verilindje të vendit kanë humbur jetën 12 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Agjencisë për katastrofa, Ali Bakhtiari, për televizionin iranian tha se numri i të vdekurve në përmbytjet në tre krahinat verilindore Golestan, Khorasan dhe Khorasan është rritur në 12 persona. Ai shtoi se së paku dy persona llogariten si të zhdukur.

Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Mojtaba Ahmadi, theksoi se është vështirë të dihet numri i saktë i viktimave, meqë përmbytjet ndodhën gjatë fundjavës, kur shumë iranianë shkojnë në bregdetin e vendit.

Enti meteorologjik i Iranit njoftoi se pret që reshjet e shiut të zgjasin deri të premten e ardhshme.

Në muajin prill së paku 30 persona humbën jetën në përmbytjet në Azerbajxhan, që është në kufi me Iranin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button