60 fëmijë të posalindur kanë humbur jetën në spitalin në Indi

 Numri i fëmijëve, të cilët ditëve të fundit kanë vdekur në një spital në shtetin indian Utar Pradesh për shkak të encefalitis dhe problemeve me dërgesën e oksigjenit është rritur në 60, kumtuan sot autoritetet.

Ata theksuan se druhet se bilanci mund edhe më tej të rritet.

Autoritetet theksuan se është hapur hetimi, ndërsa prindërit e fëmijëve pohojnë se arsyeja për rastet e vdekjes është mungesa e rezervave të oksigjenit.

Midis fëmijëve, të cilët kanë vdekur ka foshnja, por edhe fëmijë deri në moshën 12 vjeçare.

Përfaqësuesi lokal shëndetësor R.S. Shuklla deklaroi se të paktën dhjetë fëmijë në spitalin “MRD Medial kolexh” kanë vdekur nga encefalitis, sëmundje e cila shkakton ndezje në tru, ndërsa fëmijët e tjerë kanë vdekur për shkak të “problemeve me dërgesën”, por nuk theksoi detaje shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button