Shqipëri, Deputeti përplas për vdekje 53-vjeçarin

Deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen në orët e para të mëngjesit të së shtunës, transmeton Top Channel. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.41 në aksin interurban Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë tregut ushqimor.

Sipas policisë deputeti ka shkuar vetë në komisariat me mjetin e tij ku ka deklaruar se ka përplasur një person në autostradë.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertësh.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button