Në Bruksel fillon festivali “Koha për lule”

Në Bruksel filloi festivali “Koha për lule” gjatë të cilit Sheshi Grand Place dhe bashkia e qytetit u dekoruan me rreth 100.000 lule, raporton Anadolu Agency (AA).

Në shesh qilimat e dizajnuar janë “thurur” nga lulet, perimet dhe frutat.

Koordinatorja e programit, Annette Katz, deklaroi se njerëzit që jetojnë në qytetet e mëdha, siç është Brukseli, tregojnë interesim për punën në kopsht, edhe nëse nuk e kanë.

“Festivali ‘Koha për lule’ lidhet në një manifestim”, deklaroi Katz.

Gjatë festivalit do të organizohet edhe “Nata e luleve”, ndërsa gjatë programit do të shitet ushqim dhe pije që është karakteristike për Belgjikën. Gjithashtu do të performojnë edhe artistë belg.

Festivali i cili për herë të parë është mbajtur në vitin 2013 zgjat deri më 15 gusht.

Në Belgjikë organizohet edhe “Festivali i qilimave me lule”. Në këtë manifestim, pjesa më e madhe mbulohet me qilim lulesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button