fbpx

Janë shpërblyer foto dhe video storjet më të suksesshme të qytetarë gazetarë

Organizata civile CIVIL sot ka ndarë pesë çmime për foton dhe video storjen më të suksesshme  të qytetarëve gazetarë, të cilët flasin për keqpërdorime të të drejtave të qytetarëve dhe të punëtorëve, padrejtësitë sociale, tejkalimet e autorizimeve dhe moskujdesit të institucioneve, transmeton MIA.

Fitues në këtë cikël të çmimeve është storja e qytetarit gazetar Vullnet Mahmuti, i cili është ndaluar dhe privuar nga liria për xhirimin e protestës së qetë të anëtarëve të “Së majtës” në Shkup.

Storja për kopshtin “Bleta” në Çair, që ka kryer indoktrinizim fetar mbi fëmijët e vegjël, e nënshkruar nga një qytetarë gazetar anonim, e ka marrë vendin e dytë.

Çmimi i tretë është për storjen “Salla sportive në Krushevë dy vite pa dorezë dhe dritare të thyera” të Sotir Gvbrillovskit nga Krusheva. Vetëm një javë pas publikimit të fotografive, Komuna e Krushevës i ka ndërruar dyert dhe e ka rinovuar sallën.

Storjet “Faza portokalli: Punëtorët në terren, inspeksionet nuk mund të arrijnë  e Damjan Temkov nga Shkupi dhe Ndërmarrja komunale në Ohër hedh qen në deponi” e Kliment Arnaudov nga Ohri kanë marrë vendin e katërt.

Artikujt nga qytetarët gazetarë janë shpërblyer me vauçerë me vlerë.

Për rëndësinë e gazetarisë qytetare foli Xhabir Deralla nga Civil, i cili theksoi se bëhet fjalë për kronika që kanë xhirime jocilësore, por përmbajnë fakte.

Theksoi se kronikat nga Civil media në bashkëpunim me qytetarët gazetare dhe gazetarë nuk luftojnë për ndikimin në hapësirën mediale, por për ndikim në hapësirën shoqërore dhe mbi institucionet.

Çmimet janë në kuadër të projektit “Objektivi Qytetar” që Civil e zbaton tashmë dy vite dhe deri më tani janë ndarë gjithsej 70 çmime.

Objektivi civil është projekt i CIVIL, i cili u hap mundësi qytetarëve që t’i publikojnë storjet e tyre në mënyrë të lirë dhe pa censurë. Projekti është financuar nga National Endowment for Democracy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button