VMRO-DPMNE flet me vetveten: “ashtu është”, “e saktë”, “keni të drejtë”, “pajtohem me ju”

“Ashtu është”, “është e saktë”, “keni të drejtë dhe “pajtohem me ju”, ishin frazat të cilat mund të dëgjoheshin në fillimin e çdo kundër-replikës në seancën kuvendore për shkarkimin e prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski. Të njëjtat kanë ardhur nga deputetja e VMRO-DPMNE-së, Nada Cipusheva e cila ka dhënë kundër-replka ndaj çdo bashkëpartiakut të tij që ka dalë në foltoren e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Gjatë vazhdimi të sotëm, nga shumica parlamentare ka folur vetëm deputeti, Pavle Bogoevski, derisa deputetët e opozitës prej mëngjesit, vazhdojnë të replikojnë vetë me vete.

Ata kërkojnë që pika për shkarkimin e Zvërlevskit të largohet nga rendi i ditës, pasi që ka mungesë deputetëve, por kryetar i Kuvendit Talat Xhaferi nuk i ka dëgjuar dhe vazhdoi me debatin.

Nuk kanë munguar provokimet verbale mes opozitës  dhe Xhaferit. Kryekuvendarit VMRO-DPMNE i thanë se është nervoz, ndërkaq Ilia DImovski e pyeti se “kush ai”, ndaj të cilës mori përgjigje: “Unë jam Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës Maqedonisë”.

Ndaj një replikës të një deputetit të VMRO-DPMNE-së Xhaferi komentoi se “kjo është replikë që as vetë nuk e di se çfarë flet, por çfarë të të bëj”.

Seanca momentalisht është në pauzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button