Plan për zvogëlimin e mbylltësisë institucionale në Maqedoni dhe rajon

“Plan i përgjithshëm për sundimin e mirë për institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë”, është edicioni më i ri i punuar në bazë të hulumtimit për nivelin e transparencës, apo asaj se sa janë të hapura institucionet në gjashtë vendet e rajonit në korniza të projektit Action SEE – përgjegjësi, teknologji dhe rrjet të përgjegjësisë institucionale në Evropën Juglindore, të cilën e zbaton Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorphosis”, njofton Portalb.mk.

Që të matet niveli i transparencës institucionale, partnerët nga Action SEE, institucionet i vlerësojnë në bazë të: qasjes deri te informacionet e ueb-faqeve zyrtare të institucioneve, kualitetin e kornizës ligjore për çështje të ndara, tjera burime të informimit të opinionit, por edhe pyetësorëve të ndara në institucione.

Rezultatet nga hulumtimi i kryer nga tetori deri në fund të dhjetorit të vitit 2016 tregojnë se transparenca mesatare e pushtetit ekzekutiv, përfshirë edhe Qeverinë, ministritë dhe organet tjera ekzekutive në Maqedoni është 37%, ndërkaq në rajon 47%. Kuvendi i Maqedonisë i plotëson 59% të indikatorëve të mbylltësisë, që është njëjtë nën mesataren prej 63% të mbylltësisë në kuvendet e rajonit.

Gjykatat te ne i plotësojnë 52% të indikatorëve të transparencës, gjegjësisht se sa janë të hapura, Këshilli Gjyqësor 58%, ndërkaq komunat i plotësojnë vetëm 34%.

Në bazë të ndjekjes së të dhënave dhe të gjetjeve, janë krijuar një sërë propozime praktike për përmirësimin e nivelit të transparencës së institucioneve në Maqedoni, por edhe në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button