Kryetari i Komunës së Manastirit ka pasur kompani për inçizimin e filmave

Kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski ka pasur kompani për inçizimin e filmave, videofilmave dhe programeve televizive, njofton Portalb.mk.

Para se të bëhet kryetar komune prej 30 gusht të vitit 2004 Taleski së bashku me një funksionar të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe një të afërm tjetër të bashkëshortes së ish kryeministrin Nikolla Gruevskit kanë formuar kompaninë “ART Media”.

Në kapitalin aksionar Taleski së bashku me ortakun e tij kanë investuar ka 305.000 denarë, ose gjithsej 610.000 denarë.

Selia e firmës ka qenë në rrugën “Bonçe Skerllevski” nr. 4/4 apartamenti ku tani jeton Vlladimir Talesi, ndërsa para këtij apartamenti adresa e tij ka qenë apartamenti në rrugën “Dimçe Lahçanski”.

Ndryshe, firma “ART Media” ka qenë aktive deri me 21.04.2009 kur Taleski e ka lëshuar në falimentim.

Këtë sot në konferencë për shtyp e deklaroi këshilltari i LSDM-së, Goran Kozarov i cili përveç kësaj e parashtroi pyetjen sa para nga Komuna i janë paguar firmës, me çfarë qëllimi e ka hapur dhe pse përfundoi në falimentim.

“Të gjitha dymbëdhjetë vitet e kaluara Taleski është sillur si regjisor i cili na e krijon jetën e qytetarëve. Ajo që ai në vitin 2004 ka formuar firmë për inçizimin e filmave është vetëm edhe një konfirmim se para se të bëhet kryetar komune ai është përgatitur për atë punë dhe për atë banorëve të Manastirit të gjitha këto 12-të vite ua ka shitur tregimin Manastiri, qyteti i filmit”, ka thënë Kozarov.

Ndryshe, menaxher i kompanisë ka qenë Lubomir Ovçarovski, i cili është i paraqitur se jeton në rrugën “Zborska” nr. 6, ku thonë se personi i tillë nuk ka jetuar në këtë adresë.

LEXO: Me paratë e qytetarëve, Taleski do të inçizojë film për “sukseset e qeverisjes së tij”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button