Pushohet nga puna një komentator i Si-En-En për përshëndetje naziste

TV rrjeti amerikan Si-En-En e pushoi nga puna komentatorin konservativ Xhefri Lord pasi në Tuiter vendosi përshëndetje naziste ndaj një kritiku të tij.

Lord vendosi tuit me slogan nazist Seig Heil për drejtorin e grupit komplotues liberal “Mediat janë të rëndësishme për Amerikën”.

“Komentatori më nuk është duke punuar për Si-En-En. Ndërsa përshëndetjet dhe komentet naziste nuk mund të arsyetohen”, theksoi zëdhënësi i medias.

Në një intervistë të mediave amerikane Lord tha se e respekton Si-En-En-in dhe gazetarët e tij, por nuk pajtohet me vendimin pasi që tuiti i tij nuk është afirmim i nazizmit por për t’u përqeshur grupi komplotues dhe taktika e tyre e bojkotimit në bartjen e mendimeve konservative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button