Për të gjithë ju që nuk keni shkuar akoma me pushime, 7 truke që duhet t’i dini patjetër (FOTO)

Kur flasim për verën, gjëja e parë që na vjen ndërmend është rëra e nxehtë dhe uji i detit.

Por gjëra të pakëndshme mund të ndodhin edhe në një udhëtim në plazh, dhe ata me të vërtetë mund të prishin pushimet tuaja. Për të gjithë ata që I kanë kaluar pushimet na vjen shumë keq nëse ju kanë ndodhur gjëra të tilla dhe nuk keni ditur çfarë të bëni, transmeton Revista Class.

Gjithsesi ne po ju sjellim  disa truke shumë të vlefshme për ju që prisni të merrni pushimet në 15- ditëshin e fundit të gushtit.

1

Si të ndalosh që rëra të mos ngjitet në këmbët tuaja?
Pasi bëheni gati që të ikni, dhe doni të vishni sandalet tuaja, këmba me rërë ua bënë punën paksa të vështirë. Prandaj merrni pak pudër me vete, mbështilleni ne një letër, dhe kur të bëheni gati për të veshur sandalet, fshijini pak aty, dhe e gjithë rëra do të bjerë lehtësisht duke i lënë këmbët tuaja të pastra.

2

Si të mbrosh gjërat e tua me vlerë?
Kur je në plazh dhe doni të futeni në det të gjithë së bashku, ajo që ju ndalon janë pikërisht sendet me vlerë që keni marrë me vete. Prandaj ne ju këshillojmë që celularin, çelësat e makinë, kuletën t’i mbështillni në një pelenë bebesh (të pa përdorur sigurisht). Asnjë nga grabitësve nuk do t’ju shkojë ndërmend, madje as do guxojnë ta prekin.

3

Shapka të ftohta?
Çfarë duhet të bëni: për të ndalur mbinxehjen e shapkave thjesht kthejini përmbys ku nuk i përdorni ato.

4

Të ndalosh rërën që ngjitet në pije?
Çfarë duhet të bëni: Vendoseni shishet brenda një gote plastike, dhe kështu ajo nuk do ta ketë fundin e saj me rërë, e cila ju bezdis shumë kur doni të pini.

5

Si të shmangni dhimbjen e kokës?
Ndryshimi i mprehtë i presionit që ndodh kur zhytni nënujore mund të ju japin një dhimbje koke. Fatmirësisht, ka një mënyrë për ta parandaluar këtë. Çfarë duhet të bëni: para se të shkoni nën ujë, mbyllni hundën gojën dhe mbani frymën për 5-10 sekonda. Pastaj merrni frymë thellë dhe përsëriteni këtë proces edhe 2 herë të tjera. Trupi juaj do të përshtatet me presionin e ri dhe ju nuk do të përfundoni me një dhimbje koke.

6

Veshët tuaj janë bllokuar?
Nëse ju keni marrë të gjithë ujin nga veshët tuaj, por ata janë ende të bllokuar pas një kohe në plazh, ju duhet të rivendosni presionin natyror në veshin tuaj të brendshëm. Të bësh këtë është shumë e lehtë. Çfarë duhet të bëni: Merrni një tullumbace të zakonshme, mbyllni hundën tuaj dhe fryni tullumbacen. Në një moment gjatë këtij procesi, do të dëgjosh një tingull “klik” të dobët, që tregon se presioni në veshët tuaj është kthyer në normale.

7

Të djegur në fytyrë? Në ndihmë ju vjen lëngu i ngrirë i aloe verës
Lëngu i Aloe Vera përmban kimikate që mund të shërojnë plagët, të zvogëlojnë enjtjen dhe të mbajnë lagështi. Ai gjithashtu është një mënyrë e shkëlqyer për të përballuar edhe djegien nga dielli. Blini një xhel aloe vera dhe vendoseni në frigorifer. Pasi të jetë ngrirë, lyeni me të pjesët e djegura të trupit. Kjo do të ndihmojë për të rikthyer shëndetin e lëkurës tuaj dhe për të zvogëluar dhimbjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button