Lëvizja BESA: Të ndalohet politizimi i institucioneve shkencore dhe arsimore

“Pas informacioneve të konfirmuara se partnerët qeveritarë kanë filluar t’i ndajnë mes vete edhe institucionet arsimore-shkencore, si – bie fjala – Institutin e trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, që qenka vendosur ta marrë LRPDSH-ja”, akuzojnë nga Lëvizja BESA.

Partia e Bilall Kasamit, i ka parashtruar disa arashtrojmë disa pyetje publike:

  • Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, kujt i ka rënë shorti ta marrë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë? – Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilit partner qeveritar i ka rënë ta drejtojë Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”?
  • Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilës degë të LSDM-së, BDI-së apo të LRPDSH-së i ka rënë të drejtojë Institutin e Gjuhës Maqedonase?
  • Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilës nëndegë BDI-së apo të LRPDSH-së i ka rënë ta drejtojë Universitetin e Tetovës?
  • Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilës nëndegë BDI-së apo të LRPDSH-së i ka rënë ta drejtojë Universitetin “Nëna Terezë”?
  • Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilës nëndegë të LSDM-së, BDI-së apo të LRPDSH-së i ka rënë ta drejtojë Institutin e Folklorit “Marko Cepenkov”?
  • Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilës nëndegë të LSDM-së, BDI-së apo të LRPDSH-së i ka rënë ta drejtojë Institutin e Letërsisë Maqedonase?
  • Nëse kështu i ndani institucionet arsimore dhe shkencore, cilës nëndegë të LSDM-së, BDI-së apo LRPDSH-së i ka rënë ta drejtojë Institutin e Çështjeve Sociologjike, Politike e Juridike?
  • Të nderuar, prej kur i bëtë edhe institucionet shkencore e arsimore pronë të partive politike që t’i ndani njësoj si tenderët?

“Duke i pasur parasysh këto fakte, Lëvizja BESA e gjykon këtë politizim të skajshëm institucioneve arsimore dhe shkencore, duke e kualifikuar si reprizë të skenave të mëparshme në Maqedoni, ndërsa na vjen keq që pjesë e kësaj loje është bërë edhe një parti, që deri dje ka hedhur gurë e dru mbi BDI-në për shkak të politizimit të institucioneve arsimore e shkencore, pra LRPDSH. Vetëm tash po bindemi se fjala e urtë se “nëse dëshiron ta njohës fytyrën e vërtetë të dikujt, jepi pushtet!” më së shumti dhe më saktë po vlen pikërisht për këtë parti dhe, në përgjithësi, për këtë qeveri”, përfundojnë nga Lëvizja BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button