KE-ja thirr takim të krizës për shkak të skandalit me vezët

Komisioni Evropian, organ ekzekutiv i Bashkimit Evropian do të konvokojë takim të jashtëzakonshëm të ministrave në lidhje me vezët e kontaminuara me insekticide në përpjekjen që t’i jepet fund akuzave dhe shpifjeve për shkak të këtij skandali, deklaroi sot eurokomisari, i obliguar për shëndetësi, Vitenis Andriukajitis.

Ai theksoi se dëshiron që Holanda, Belgjika dhe Gjermania të ndalojnë me këmbimin e akuzave të ndërsjella për atë se kush është përgjegjës për shkaktimin e panikut për shkak të fipronilit të zbuluar në vezë, kimikate, të cilat mund të jenë të dëmshme për njerëzit.

“Akuzat dhe thirrjet nuk do të shpien askund dhe dëshiroj kjo të ndërpritet”, tha eurokomisari lituanez.

“Propozova mbajtje të takimit në nivel të lartë të ministrave kompetentë dhe të përfaqësuesve të agjencive për siguri të ushqimit të të gjithë shteteve-anëtare të përfshirë në këtë problem, pasi në dispozicion do të jenë të gjitha faktet”, tha Andiukajitis.

Vezët e kontaminuara janë gjetur në të paktën 11 vende anëtare të BE-së, pasi më 1 gusht në opinion u shfaq afera, ndërsa një milionë vezë dhe prodhime në bazë të vezëve janë tërhequr nga policët në supermeraktet në mbarë Evropën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button