Alinea 4 e shtuar në Kodin Zgjedhor në Marrëveshjen e Përzhinos e frenon shkarkimin e Zvërlevskit

Dispozita e nenit 8-të të Kodi Zgjedhor për të cilën VMRO-DPMNE-ja kërkon mendim nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në lidhje me diskutimin kuvendor për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevskit, ishte shtuar në Kodin Zgjedhor në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinos që në vitin 2015-të e arriti LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja, PDSH-ja dhe BDI-ja si dalje nga kriza politike, njofton Portalb.mk.

Deputetët e partisë opozitare konsiderojnë se seanca e Kuvendit në të cilën po diskutohet për shkarkimin e Zvërlevskit që filloi me 5 korrik dhe që akoma është në rrjedhë është në kundërshtim me nenin 8-të, paragrafi 1, alinea 4 të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit “nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve nuk mund të fillohet me procedurën për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndalesë të marrëdhënies së punës në institucione shtetërore dhe publike dhe njëkohësisht procedurat e filluara të vihen në pezullim, përveç rasteve urgjente”.

Dispozita ishte pjesë e paketës ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor që Kuvendi e miratoi në nëntor të vitit 2015 që kanë dalë nga obligimet e Marrëveshjes së Përzhinos.

Izboren zakonik

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë qenë edhe njëra nga kërkesat e LSDM-së si opozitë e atëhershme, ndërsa si bazë kanë marrë rekomandime nga raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale që u mbajtën në vitin 2014-të.

Ndryshe, neni 8-të para zgjedhjeve të kaluara parlamentare disa herë është gjendur në Komisionin e Anti korrupsionit. LSDM-ja atëherë paraqiti disa ankesa nga komisioni që ka të bëjë me shkeljen e këtij ligji nga Kodi Zgjedhor, gjegjësisht për punësime joligjore në institucionet shtetërore dhe ndërmarrje në periudhën para zgjedhore ndërsa Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit i ka refuzuar të gjitha si të pabaza.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit para zgjedhjeve e ka shqyrtuar dhe e ka pranuar ankesën e zëvendësministrit plotësues për Punë të Brendshme, Oliver Adonov (i emëruar sipas propozimit të VMRO-DPMNE-së) kundër Oliver Spasovskit i cili ishte ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë teknike për zbatimin e zgjedhjeve.

Arsyetimi që u pranua nga shumica e anëtarëve të komisionit ishte se ekziston dyshim i krijuar se Spasovski e ka shkelur nenin 8-të të Kodit Zgjedhor që ka bërë ndryshime në MPB, pas shpalljes së vendimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Komisioni atëherë kërkoi nga Prokuroria Themelore Publike të fillojë hetim për rasti.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button