Javë e ngjeshur në UNT, ja çfarë pritet të ndodhë

Sot, në ngjarjen ku u përurua Qendra Informative për Student të Universitetit Nënë Terezë (UNT) në objektin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, rektori Aziz Pollozhani duke folur për dy problemet më të mëdha, ndërtimi i laboratorëve dhe objektin vetanak të tij, bëri të ditur se që të dy problemet do të gjejnë zgjidhje javën e ardhshme, raporton Portalb.mk.

LEXO: Çfarë po ndodh me UNT-në? Përgjigjet rektori Aziz Pollozhani

“Javën e ardhshme apo pas dhjetë ditëve, do të informojë sërish më saktë, do të përurojmë laboratorët në SHK “Kongresi i Manastirit” dhe me këtë kompletohet e gjitha infrastruktura e nevojshme për punë pa pengesa”, tha Pollozhani.

Ai gjithashtu bëri të ditur se javën e ardhshme do të hapet edhe konkursi për projekt ideor të objektit të UNT-së në ish hapësirën e Kazermës së Ilindenit.

“Sot i përfunduam të gjitha elementet e mundshme ligjore dhe teknike. Meqë ka disa ditë që u miratua rebalanci buxhetor, u krijua edhe hapësira e sigurimit të mjeteve edhe për projektimin ideor. Tash ata janë siguruar dhe javën tjetër do të hapim konkursin për përzgjedhjen e ndërmarrjeve për fillim të ndërtimit të objektit të UNT-së, në objektin e paraparë”, tha Pollozhani.

Siç bëri të ditur i pranishëm në ngjarje, zëvendës-ministri i Arsimit, Visar Ganiu për konkursin në fjalë janë siguruar 4 milionë e 900 mijë denarë dhe do të hapet nga UNT, meqë interesi publik ndaj saj është më i madh.

Ganiu gjithashtu njoftoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për vendet e reja të punës në UNT.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dha pëlqimet për Universiteti Nënë Terezë për 63 vende pune, ku 43 prej tyre janë për stafin akademik ndërsa 20 për stafin e administratës”, tha Ganiu.

Përndryshe, në konkursin e hapur për pranim të studentëve në vitin akademik 2017/2018 në UNT mund të pranohen 1580 studentë përfshirë edhe programet studimore të reja të cilat u akredituan këtë vit. Aplikimi i studentëve mund të bëhet në programet studimet si shkenca e sportit, inxhinieri elektronike, mbrojtje e hapësirës jetësore, inxhinieri ekonomike, ndërmarrësi dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button