Kurti : Në vend të “Kosova është Serbi” – “Kosova do të bëhet Bosnjë”

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës Albin Kurti thotë se parimisht nuk është kundër dialogut.

megjithatë mendon se dialogu duhet të zhvillohet me serbët e Kosovës, ndërsa për Asociacionin e Komunave serbe thotë që ai të jetë menduar si Republikë e re Srpska, transmeton Koha.net.

Ai thotë se negociatat me Beogradin janë ndaluar dhe pohon se ka pasur shumë investime e pak dobi gjatë gjashtë vjetëve të zhvillimi të tyre.

“Është koha të shqyrtohet pse është bërë kështu. Neve na duhen negociata me BE-në për bisedimet me Beogradin” , ka thënë për javoren e Beogradit express Kurti.

“Në parim nuk jemi kundër dialogut, por ne jemi kundër dialogut pa parim. Para së gjithash na duhet dialogu me serbët e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai pohon se me dialogun e deritashëm në Bruksel, Serbia ka dëshiruar t’i afrohet BE-së e njëkohësisht ta forcojë Serbinë brenda Kosovës dhe se në këto biseda Kosova ka qenë temë e dialogut e jo palë në dialog dhe kjo gjë ka ndodhur për shkak të neglizhencës së qeverive të korruptuara të Kosovës.

Kurti ka thënë se sloganin e dikurshëm “Kosova është Serbi”, Qeveria e Serbisë po e zëvendëson me “Kosova do të bëhet Bosnjë”, duke e krahasuar Asociacionin e Komunave serbe me mënyrën si është krijuar Republika Srpska.

“Më 26 prill 1991, 14 komuna në B e H kanë krijuar Bashkësinë e vet të komunave e cila më 9 janar 1992 ka shpallur pavarësinë, ndërsa më 28 shkurt të atij viti e ka nxjerrë edhe Kushtetutën e vet”, ka thënë Kurti.

Në pyetjen nëse e përkrah formimin e AKS-së, ai tha se ideja dhe kërkesa për AKS-në nuk ka ardhur nga serbët e Kosovës por nga Beogradi.

“Kur më 23 dhjetor 2015 Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli se AKS nuk është në përputhje me 23 nene të Kushtetutës, asnjë serb i Kosovës nuk kundërshtoi, por vetëm Beogradi u bë shumë nervoz”, pohoi Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button